Në një intervistë për emisionin “Jo Vetëm Modë”, në Tv Klan, Naxhije Buçinca rrëfen historinë e jetës së saj të frytshme dhe ndihmën për të shkolluar vajzat. Veç historisë, Naxhija thotë se problemi më i madh është fakti që sot nuk po punohet me familjen.
Sa i takon mendimit se fëmija i parë duhet të jetë djalë, ajo e rrëzon këtë tezë duke treguar dhe shembullin në familje. Këtu ajo përmend rastin e nipit të saj, reperit të njohur, Ledri Vula.
Naxhije Buçinca: Nëse kemi familjen e shëndoshë, kemi shoqërinë e shëndoshë. Ajo varet krejt prej gruas. Çdo ditë ai mentalitet fiket, tani kërkojnë vajzë. Unë, kur lindi nusja e Ledrit, një që ishte (shtatzënë), dy kur na ka gëzuar Sara vajzë. Kemi bërë festë! /tvklan.al