Kampionati Europian U-19 për vajza që po zhvillohet në Lituani ka mbërritur në momentin kulminant, ku të mërkurën do të zbulohen dy ekipet që do të shkojnë në finalen e madhe.
Gjysmëfinalet Angli – Spanjë dhe Holandë – Francë pritet të jenë përballje të forta. UEFA ka përcaktuar arbitrat për këto ndeshje, dhe drejtësinë në takimin Holandë – Francë do ta vendosë arbitrja shqiptare Emanuela Rusta, e cila ka gjykuar disa ndeshje të rëndësishme në arenën europiane.
Gjysmëfinalja Holandë – Francë do të luhet të mërkurën, më 24 korrik, në ora 17:00, në stadiumin “Darius & Girenas Stadium” në Lituani.