Zonja Lucia Martino, arbëreshe nga Italia shkrimtare e aktiviste e pati një porosi për shqiptarët me 28 nëntor që ta ruajmë kulturën e gjuhën shqiptare.
“Disa nga ju shqiptarë që jeni shprishur nëpër botë, që keni 15 vjet që jeni larguar, po harroni gjuhën dhe nuk ja mësoni fëmijëve, na Arbëresht që kena 500 vjet dhe e ruajmë gjuhën arbëreshe” tha zonja Lucia.
Ajo shtoi një apel për të gjithë, arbëreshët e shqiptarët, të ruajnë gjuhën shqipe.
Lucia Martino , Arbëreshe aktiviste dhe shkrimtare e librave “Gruaja Abrëreshe, dje, sot e nesër” dhe ” Ish një herë pinoqi”.