Një video emocionuese vjen nga Sicilia e Italisë. Atje, arbëreshët janë mbudhur në një shesh për t’i kënduar Adem Jasharit.
Në mesin e gjithë atyre që ishin ulur e po këndonin ishte edhe djali i Adem Jasharit, Lulzimi.
“Te sheshi i vogël u mblodhëm duke i kënduar Adem Jasharit. Veçantia e të gjithës ishte që atje kishim djalin e tij Lulzimin, i rrethuar nga të rinjtë e shoqatës Bashkimi , që na nderoi dhe emocionoi me prezencën e tij”, shkruan në videon e publikuar
Pamjet janë xhiruar në kohën kur është bërë përurimi i shtatores së heroit Gjergj Kastrioti-Skënderbeut.