Arbër Ademi: Presim reagim edhe nga subjektet maqedonase për 20 përqindëshin

Deputeti dhe koordinatori i Grupit parlamentar të BDI-së, Arbër Ademi në Klan Debat duke folur për procesin e ndryshimeve kushtetuese u ndal edhe tek “20 përqindëshi”. AI theksoi se për këtë ka pasur edhe takim liderësh në kuvend. Partitë shqiptare, sipas Ademit, nuk kanë dilema rreth kësaj çështjeje, por se si parti ata presin edhe reagimin e partive maqedonase.

“Këtë çështje edhe e kemi ngritur, megjithatë ka munguar përgjigja nga partitë politike maqedonse… Është e rrugës që ata të prononcohen pa kurrfarë kushtëzimesh tjera, ër arsye se kemi deëgjuar deklarata nga më të ndryhmet edhe nga kryetari i VMRo-DPMNE-së. Kur nuk ishte hapur fare çështja e ndryshimeve ai shprehej se nuk është kundër e kur u hap tema ai e kushtëzoi një miratim të tillë me minim të plotë të MO-së”, deklaroi Ademi./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share