Fiks një javë më parë, Prive solli ekskluzivisht detajet e dhunës fizike të ushtruar nga Fero ndaj Arbenitës mëngjesin e datës 11 korrik.
Emisioni ynë siguroi dosjen e prokurorisë, bashkë edhe me versionin e avokatit të njohur, Sherif Sherifi i cili e mbron reperin.
Por, kësaj here, Arbenita do ta çojë në fund të gjithë gjënë, përfshirë edhe nisjen e procedurave për divorc.
Për mbrojtje ligjore, modelja e njohur ka angazhuar avokatin e njohur Arianit Koci.
Ky i fundit ndau detaje të reja në një prononcim për Prive, ku theksoi se pas ngjarjes, Arbenita ndihet e rrezikuar.
Detajet i gjeni në materialin në vijim. /Prive.al