Arben Vitia emërohet ministër i Shëndetësisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë vendim që Arben Vitia të jetë përsëri ministër i Shëndetësisë.

Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili e pat lënë këtë post për të garuar për të parin e kryeqytetit, ishte duke punuar në një ordinancë private.

Vitia i kishte humbur zgjedhjet për të parin e kryeqytetit në balotazh kundër kryetarit aktual Përparim Ramës.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot ka emëruar Arben Vitia, Ministër për Shëndetësi, të cilit i ka uruar suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tij”, thuhet në komunikatën zyrtare nga Zyra e Kryeministrit.

Ndërkohë pas dorëheqjes së Rifat Latifit, nga Ministria e Shëndetësisë, ky post kishte mbetur pa ministër për plot 80 ditë.

Ky sektor është kritikuar më së shumti nga partitë opozitare, gazetarët dhe shoqëria civile.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share