Kryetari i Komunës së Gostivarit, njëherit dhe kandidati për president nga koalicioni VLEN, Arben Taravari përmes një video mesazhi ka uruar besimtarët myslimanë për muajin e shenjtë të Ramazanit.
“Jemi në prag të muajit të Ramazanit. Ju uroj të gjithëve të keni agjërime të pranuara dhe të lehta. Ky muaj është muaji kur duhet të reflektojmë, të meditojmë dhe të mundohemi të jemi sa më të mirë me familjet tona, me shokët tanë, me miqtë tanë dhe me shoqërinë në përgjithësi. Ju uroj edhe një herë që të keni agjërime të lehta të pranuara dhe gjithashtu edhe falje dhe lutje të pranuara”, uron Taravari. /tvklan.mk