Osmani: Synimi i ardhshëm i BDI-së – Presidenti Shqiptar
Aleanca për Shqiptarët ende nuk ka vendosur se si do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme. Kryetari i kësaj partie Arben Taravari tha se për këtë do të vendosin organet partiake.
Ai paralajmëroi se vendimi definitiv do të miratohet në mbledhjen e Kuvendit Qendror të ASH-së.
“Ne kemi një vendim të kryesisë qendrore dhe kjo është e rëndësishme a do të shkojmë vet në zgjedhje. Por organi më i latë i partisë është kuvendi i partisë, i cili është organi më i rëndësishëm ndërmjet dy kongrëseve. Por vendimin definitiv e sjell Kuvendi Qendror, deri atëherë është vendimi i kryesisë qendrore kështu që Aleanca duhet të mobilizohet sikur shkojë vet në zgjedhje”, deklaroi Taravari.
Taravari mbështet nominimin e Kryeparlamentarit Talat Xhaferi për kryeministër Shqiptar. Sipas tij, nuk bëhet fjalë për përfitime por thjesht për simbolikë.
“Në parim kjo është marrëveshje që e kanë pasur dy partnerët e koalicionit prej fillimi. Në parim nuk shoh asgjë të keqe për ta mbështetur, për ta përkrahur. Cilido shqiptar që do të ishte meqënëse se edhe kjo është një lloj porosie”, tha Arben Taravari.
Ndërkaq nga BDI thonë se ajo çfarë është e rëndësishme rreth zgjedhjes së kryeministrit Shqiptar është zhbërja e monopoleve etnike, duke shtuar se synimi i ardhshëm është presidenti i parë Shqiptar.
“Ka mbetur pastaj vetëm edhe një pozicion i cili ende ka monopol etnik, ai është presidenti i shtetit. Por, ai është misioni i radhës i BDI-së”, ka thënë n[nkryetari i BDI-së, Bujar Osmani.
Kryeministri i parë Shqiptarë ishte pjesë e marrëveshjes së koalicionit në mes BDI-së dhe LSDM-së. Në mbledhjen e djeshme të BDI-së u vendos për kryeministër Talat Xhaferi./KlanMacedonia