Në emisionin Mundo Klan, ish futbollisti Arben Nuhiu tha se Katari nuk ka ekip të fortë dhe se ishte me fat që është nikoqir i këtij kampionati, ndryshe nuk do merte pjesë kurrë.
”Katari me fat që merr pjesë në këtë kampionat pra fati i tij që është nikoqir, Ekuadori fitoi me meritë kishte kualitet dhe ka futbollistë që luajnë në ekipa të forta të Europës. Kurse Katari kishte shumicën e futbollistëve të rrethit të Arabisë Saudite, gati gjithë ekipi ishte me lojtar që nuk ishin standart nëpër ekipet e veta e mernin pjesë në Kampionatin Botëror” – tha Arben Nuhiu. /KlanMacedonia/