Arafat Muharemi nuk ka dhënë dorëheqje, i ka përfunduar mandati

MARIÇIQ: ARSYET PËR SUSPENDIMIN E RUSKOVSKËS TË KËRKOHEN NË PROKURORI

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq sot duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me suspendimin e shefes së Prokurorisë për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe për dorëheqjen e drejtorit të Policisë Financiare, Arafat Muaremi, tha se arsyet dhe argumentet për këtë duhet të kërkohen në Prokurorinë Themelore Publike, sepse ai është vendim i tyre. Në lidhje me dorëheqjen e Muaremit, ai tha se nuk ka dhënë dorëheqje por i ka përfunduar mandati, raporton Klan M.

“Unë me sa di z.Muaremi nuk ka dhënë dorëheqje, por i kaloi mandati dhe vendosi që mos kërkojë vazhdim, kështu që ky ishte vendim i tij personal. Rreth pyetjes për suspendimin e prokurores Ruskoska, arsyet dhe argumentet për këtë duhet t’i kërkoni në Prokurorinë Publike, sepse vendimi për hapjen e procedurës disiplinore është e Këshillit të Prokurorëve Publik dhe vendimi për suspendim është e prokurorit Jovevski” – tha Mariçiq.

Kujtojmë se, përplasja rreth bastisjes në Drejtorinë për Polici Financiare rezultoi me pezullim dhe masa disiplinore për shefen e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Vilma Ruskovska dhe dy bashkëpunëtoret e saj, prokuroret Elizabeta Josifovska dhe Ivana Trajçeva. Pas kësaj, nga Policia Financiare njoftuan se kreu i këtij institucioni, Arafat Muaremi është tërhequr nga funksioni.

Zhvillimet e djeshme vijojnë pasi, Muaremi më 8 Gusht dorëzoi kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike – Shkup kundër tre Prokurorëve të Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit lidhur me bastisjen në Drejtori. Për këtë Ruskovska, kishte kërkuar ndihmë ndërkombëtare dhe nga qeveria, sic u tha, kundër presioneve nga funksionari qeveritar. /KlanMacedonia/

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share