Arabia Saudite tërhiqet nga Kupa e Botës 2030

Kandidatura e Spanjë-Portugali-Marok është më e forta

Kandidatura e përbërë nga Spanja, Portugalia dhe Maroku, është përforcuar shumë në opsionet e saj për të pritur Kupën e Botës 2030. Ministri i Jashtëm saudit, Faisal bin Farhan Al Saud , ka kontaktuar në orët e fundit me partnerët e tij në Greqi dhe Egjiptit për t’i informuar se më në fund heqin dorë dhe nuk do të paraqesin kandidaturën për Botërorin 2030 për shkak të fuqisë së projektit të drejtuar nga federata spanjolle së bashku me portugezët.

Pas studimit të detajuar të kuadrit real të mundësive, Arabia Saudite ka arritur në përfundimin se është e pamundur të mbizotërojë kandidaturën Spanjë-Portugali-Marok, pasi ka kuptuar punën që kanë bërë tashmë dhe avantazhin që ka në të gjitha aspektet pas vitesh punë serioze.

Në heshtje, strategjia diplomatike federatës spanjolle e hartuar nga drejtuesit më të lartë ka dhënë sërish rezultat dhe kandidatura është forcuar. Deri më tani, vetëm kandidatura e Amerikës së Jugut me Argjentinën, Uruguain, Kilin dhe Paraguajin paraqitet si rival i interesave të Spanjës.

Në Shtator 2024 do të bëhet e ditur fituesi i kësaj gare, ku projekti europian ka gjithnjë e më shumë avantazh.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share