Arabia Saudite nuk di të ndalet, ofertë e çmendur për Martinez

Lautaro Martinez përfundon në orbitën e merkatos së Arabisë Saudite. Sipas asaj që raportohet në mediat argjentinase, për sulmuesin e Interit ka mbërritur një ofertë prej 240 milionë eurosh në total. Klubi nuk zbulohet ende, por thuhet se në tavolinën e Martinez ndodhet një ofertë prej 4 vitesh me një pagë prej 60 milionë eurosh në vit. Vullneti i klubit zikaltër është i qartë dhe vlen shumë për të ardhmen, pasi nuk dëshiron të privohet nga largimi i sulmuesit.

Një psherëtimë lehtësimi për trajnerin Simone Inzaghi, që tashmë ka parë të largohen futbollistë nga çdo repart, si Onana, Skriniar, Brozovic dhe Dzeko, teksa në dyshim mbetet e ardhmja e Romelu Lukakut. Heqja dorë nga sulmuesi i tretë nga katër në dispozicion që prej sezonit të shkuar do ishte goditje e fortë për Interin. Për më tepër, Lautaro është simboli i tifozëve dhe trashëguesi i shiritit të kapitenit. Gjithashtu kjo do ndikonte edhe në planin tekniko-taktik për nënkampionët e Europës që rrezikojnë largime të bujshme dhe shkak do bëhej Arabia Saudite.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share