Princi i kurorës saudite pretendon jetesën vertikale në qytetin me zero karbon
Princi i kurorës së Arabisë Saudite bëri me dije se po planifikon të ndërtojë në Neom qytetin me zero karbon me ndërtesa vertikale, parqe publike dhe shkolla brenda një fasade të pasqyruar që shtrihet mbi 170 km.
Princi Mohammed Bin Salman zbuloi për herë të parë planet për “The Line” në Janar 2021, projekti i parë i madh ndërtimor për zonën e biznesit NEOM prej 500 miliardë Dollarësh që synon diversifikimin e ekonomisë së eksportuesit kryesor të naftës në botë.
Qyteti, 200 metra i gjerë “energji 100% të rinovueshme“, do të përfshijë gjithashtu një hekurudhë me shpejtësi të lartë me një tranzit nga skaji në skaj çdo 20 minuta ku në përfundim të saj do të mund të strehojë 9 milionë banorë.
“Komunitetet e qytetit me ndërtesa vertikale do të sfidojnë qytetet tradicionale të sheshta, horizontale“, tha princi. “Dizajnet e The Line tregojnë sesi komunitetet urbane do të jenë në të ardhmen në një mjedis pa rrugë, makina dhe emetime”.
Vitin e kaluar princi tha se infrastruktura e projektit do të kushtonte 100 deri në 200 miliardë Dollarë. Fondi i pasurisë sovrane i mbretërisë, është investitori themeltar në NEOM, një zhvillim i teknologjisë së lartë prej 26,500 km në Detin e Kuq me disa zona, duke përfshirë një hapësirë industriale dhe logjistike, e planifikuar të përfundojë në vitin 2025.
Klan News