Kuqezinjtë po hasin vështirësi për përforcimet në sulm për shkak të ofertave të larta
Mes Milanit dhe sulmuesit të ri, atij që trajneri Stefano Pioli e kërkon për t’i dhënë mundësinë, Oliver Zhirud të marrë frymë, qëndron Arabia Saudite në mes. Disa prej klubve që luajnë në Ligën Saudite Arabe kërkojnë shërbimet e Alvaro Moratës dhe Mauro Ikardit, objektiva të drejtuesve Furlani-Moncada.
Për sulmuesin spanjoll, klubi i Al-Tauon i ka ofruar 120 milionë Euro neto për tre vite, ndërsa interes ka shfaqur edhe Al-Etifak i drejtuar nga Steven Gerrard. Për momentin, Morata ka refuzuar, ndërsa kjo i jep mundësinë që të vazhdojë bisedimet me Atletiko Madridin. Klauzola e shitjes së 30-vjeçarit shkon deri në 30 mln Euro.
Ndërsa Ikardi, pasi fitoi titullin kampion me Gallatasarajin është në mëdyshje për të ardhmen. Lojtari ka kontratë deri në 2024 me parisienët, ndërsa nuk e ka fshehur dëshirën për t’u rikthyer në Itali. Klubi saudit i Al Shabab i ka ofruar 80 mln Euro për dy sezone, ndërsa parisienëve 20 mln Euro për kartonin.
Klan News