Aprovohet kërkesa e mbrojtjes së Thaçit, i shtyhet shqyrtimi i paraburgimit deri më 19 dhjetor

Gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou, ka aprovuar kërkesën e mbrojtjes, ku me anë të vendimit të marrë ka shtyrë shqyrtimin e radhës të paraburgimit të Hashim Thaçit deri më 19 dhjetor.

Ai ka udhëzuar mbrojtjen që të dorëzojë shkresën, me anë të së cilës Thaçi heq dorë nga rishikimi i paraburgimit, deri më 15 nëntor 2022, shkresë e cila është dorëzuar nga mbrojtja.

Mbrojtja e Thaçit kishte kërkuar një ndryshim të afatit kohor në mënyrë që të jepte një përgjigje ndaj parashtresave për paraburgim pasi të zgjidhej një çështje dhe pasi të bëhet shqyrtimi i ndonjë zbulimi pasues të provave.

Më 29 prill, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share