Prezantimi i produkteve të reja të Apple do të bëhet më 12 Shtator dhe analistët besojnë se do të zbulohet një linjë e re e celularëve dhe orëve “smart”.
Eventi teknologjik do të mbahet në teatrin Steve Jobs në zyrat qendrore në Cupertino, Kaliforni sipas ftesave që kompania ka dërguar.
Analistët e Wall Street thonë se Apple do të përpiqet të tërheqë blerësit me opsionet e reja të iPhone ndërkohë që kërkesat për të blerë një celular kanë rënë në nivel global.
Apple ka shënuar një rënie prej 2.4% të shitjeve të iPhone, diçka e rrallë për një produkt që për vite të tëra ka fuqizuar rritjen e kompanisë.
Sipas analistëve, varianti më i shtrenjtë i iPhone të ri do të ketë një kamera periskopike që mund të rrisë zmadhimin me 5 herë ose më shumë. Ora mund të ketë një procesor të ri të bazuar te çipi bionik A15 që është përdorur në modelet e iPhone dhe do të përmirësojë performancën e produktit./tvklan.al