Apokalips nga moti i keq në Itali, dy persona humbin jetën

4 rezultojnë të zhdukur, shkollat janë mbyllur ndërsa lumenjtë rrezikojnë daljen nga shtrati

Pamje apokaliptike në Itali. Përmbytjet e fuqishme kanë shkaktuar dëmë katastrofike në Emilia Romagna dhe Marches.

Dy persona humbën jetën ndërsa katër të tjerë rezultojnë të zhdukur në provincën Forlì-Cesena . Nëntëqind njerëz u evakuuan nga Emilia Romagna, ndërsa qindra shtëpi janë përmbytur. Në Cesena njerëzit u detyruan të ngjiteshin në çati. Marche dhe Abruzzo gjithashtu po përballen me rrëshqitjet e dherave, ndërsa në Veneto me rikthimin e baticës së lartë është urdhëruar edhe një herë ngritja e barrierave.

Në Forlì, Bologna, Rimini dhe Cesena shkollat janë mbyllur dhe alarmi i kuq do të vijojë të mbetet në fuqi. Jo vetëm përmbytje por ajo që e bën edhe më dramatike janë edhe rrëshqitjet e dherave në zonat e Apenineve. “Kemi një nivel reshjesh për të cilin po bëjmë një analizë të saktë historike, nuk kemi konstatuar një akumulim të tillë në harkun e 15 ditëve ndoshta nga viti 1930-1932”, tha nënkryetari i rajonit të Emilia Romagna. Sipas meterelogëve ka rënë mbi 130 mililitra shi në 24 orë.

Një nga situatat më kritike është ajo e Ricciones ku urgjenca e spitalit, katet përdhese dhe garazhet u përmbytën. Një pjesë e madhe e njerzve ecnin mbi ujë ndërsa të tjerë përdornin varka të vogla për të shpëtuar. Autoritetet kanë ndaluar qarkullimit të trenave në linja të ndryshme. Në të gjithë Riccionen disa makina u bllokuan në nënkalime ndërsa disa të tjera rrjedha e fuqishme e ujit mori përpara duke shkatërruar çdo gjë.

Por në të gjithë Emilia-Romagna situata është shqetësuese fakti që një pjesë e madhe e lumenjevëve kanë tejkaluar nivelin 3 të pragut hidrometrik dhe rrezikojnë të dalin nga shtrati. Në Voltre niveli maksimal i ujit arritu në 2.46 metra niveli më i alrtë në 20 vjet.

Në Bolonja autoritetet i kanë bërë thirrje njerëzve që të pranonojnë evakuuimin dhe të mos qëndrojnë në bodrume. Bashkia gjithashtu ka mbyllur disa rrugë të cilat aktualisht janë të pakalueshme nga përmbytjet. Në Marradi një komunë në Firence për shkak të motit të keq, zona është prekur nga disa rrëshqitje dheu që ka bllokuar rrugët ndërsa zjarrfikësit dhe personeli i mbrojtjes civile janë vendosur në dispozicion.

Operacionet e shpëtimit u kryen në disa komuna shumë prej të cilave në zonën e Ravenës. Kryebashkiaku i qytetit, Michele De Pascale i ka bërë thirrje qytetarëve që tregojnë kujdes dhe të qëndrojnë larg zonave të përmbytura. Rreth 5 mijë banorëve të fshatrave më afër lumit Savio u është kërkuar të largohen nëse jetojnë në katet përdhese. Në Siçilia dhe Kampania , nga ana tjetër, autoritetet kanë vendosur një alarm portokalli, por përmbytjet janë më pakta.

Sipas Coldiretti, dëmet e raportuara tashmë nga fermat dhe infrastrukturat në Emilia-Romagna vlerësohen në rreth 300 milionë euro . Mijëra hektarë tokë të përdorur për kultivimin e kumbullave, dardhave, mollëve, kivit, drithërave, fidanishteve, perimeve janë nën ujë. Meterologët kanë dekalruar se moti i keq në Itali do të vijojë edhe 10 ditë të tjera dhe me temperatura tipike pranverore, e kundërta e vitit të kaluar që solli një maj të thatë dhe të nxehtë.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share