APIS: Lojrat e fatit – pa punë do të mbeten 10.000 njerëz

Qeveria, me vendimin e djeshëm ka nis procesin e mbylljes së lojrave të fatit në RMV! Ndryshimet e propozuara ligjore për lojra të fatit, Qeveria do të përpiqet t`I shtyjë në Kuvend me flamur evropian. Me flamur Evropian, me procedurë të shkurtër, do t`ua marrë vendet e punës 10.000 njerëzve dhe do ta varfërojë buxhetin për 280 milionë euro në nivel vjetor. Gjithë ko në kushte të krizës së madhe ekonomike – përcjell KlanM reagimin e Asociacionit për organizimin e Lojrave të Fatit – APIS.

Sipas APIS-it, propozimi për dislokimin e objekteve ku organizohen lojrat e fatit është shumë vështirë të realizohet në terren.

“Konform urbanizimit ekzistues, distancimi i një objekti në 500 metra nga një shkollë, do ta afrojë të njëjtin në më pak se 500 metra nga shkolla tjetër. Për këtë shkak me përgjegjësi themi se distanca e propozuar prej 500 metrave në thelb do të thotë se Qeveria, në fakt, propozon mbylljen e plotë të kësaj dege ekonomike” – thuhet në reagimin e APIS.

Nga ky asociacion, sic njofton KlanM, u bëjnë thirrje deputetëve dhe mediave, sic thonë, të mos bien nën ndikimin e fushatës së zezë të kritikëve, të cilët asnjëherë nuk kanë treguar se cilat interese të biznesit janë duke I mbrojtur.

“Do të luftojmë deri në fund kundër padrejtësisë me të gjitha mjetet demokratike. Nëse institucionet kompetente nuk do t`i dëgjojnë argumentet tona do të jemi të detyruar të dalim në protesta” – thuhet në reagimin e Asociacionit për Organizimin e Lojrave të Fatit – APIS. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share