“Të ndalet dhuna dhe urrejtja ndaj grave”
Dhuna ndaj grave ishte shqetësimi kryesor që Papa Françesku shprehu në të parën meshë të këtij viti në katedralen e Shën Pjetrit në Vatikan.
Papa Françesku: Bota ka nevojë të shohë nga nënat dhe gratë për të gjetur paqe, për të dalë nga spiralja e dhunës dhe urrejtjes e për t’i parë gjërat me sytë dhe zemrat e vërteta njerëzore.
Mesazhin, Papa e bëri në kulmin e protestave dhe debateve në Itali, pasi hetimet kanë zbuluar së fundi se vrasjen makabre të një studenteje 22-vjeçare në Nëntor që tronditi opinionin publik vendas, e kishte kryer ish i dashuri i saj.
Në këtë vend po shtohen zërat që kërkojnë që respekti ndaj grave të mësohet përmes lëndëve mësimore në shkolla.
Vetëm në 2023-shin, sipas statistikave të ministrisë së brendshme italiane, mbi 100 gra u vranë në akte të ndryshme kriminale, gjysma e të cilave u kryen nga partnerët ose ish-partnerët.
Tv Klan