Pendarovski e quajti psikopat, reagon sërish Apasiev

Kreu i partisë E Majta, Dimitar Apasiev ka reaguar menjëherë pas deklaratës së Presidentit të vendit Stevo Pendarovski ku ky i fundit e quajti Apasievin psikopat dhe ndytësirë.

Apasievi i është përgjigjur Presidentit duke e quajtur atë “morr tradhtar”.

“Ky më paska quajtur psikopat në pres? Nuk është e mundur! #morrtradhtar” “, ka shkruar Apasiev.

Gjthë këto akuza në mes njëri tjetrit vijnë si shkak kur Kreu i shtetit ka reaguar ndaj sharjeve që kryetari i “E Majta”, Dimitar Apasiev ka adresuar së fundmi drejt tij. Pendarovski thotë se një rast i tillë është precedent në Evropë./KLanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share