Në një intervistë tek “Aldo Morning Show” , ka qenë këngëtarja e njohur Anxhela Peristeri, e cila këtë vit do të marrë pjesë tek “Kënga Magjike” me këngën “Kalimtar”, ku sipas saj kjo këngë është një histori e përjetuar, një mashkull në jetën e femrës që është kalimtar. Gjithashtu ka dhënë edhe një mesazh për të gjithë artistët që mund të zhgënjehen nëse nuk kalojnë në finale sepse dhe ajo vetë nuk është futur 3 herë në finale tek “Kënga Magjike”, por në vitin 2017 ajo arriti ta fitonte çmimin e parë në këtë festival.
E pyetur nga Aldo nëse është supersticioze, Anxhela shprehet se po dhe pikërisht me macen e zezë nëse i del para.
Aldo: Je supersticioze?
Anxhela Peristeri: Po jam. Për shembull po pashë mace të zezë kthehem mbrapsht.
Aldo: Seriozisht e beson këtë?
Anxhela Peristeri: Po. Faktikisht ma ka fiksuar dhe babi dhe ai gjithmonë kthehet. Po më ka ndodhur që kur kam kaluar o ka ndodhur ndonjë sherr ose ka ndodhur ndonjë gjë që kështu tani kthehem mbrapsht. /tvklan.al