Anulohet sërish seanca për zjarrin në spitalin modular në Tetovë

SEANCA ANULOHET PËR TË KATËRTËN HERË, TË AKUZUARIT NUK NDJEHEN FAJTORË

Sot sërish është shtyrë sërish seanca gjyqësore për zjarrin në spitalin modular të Tetovës. Seanca u shty, pas mospajtimeve të shprehura nga ana e avokatëve të të gjithë të akuzuarve, rreth prezantimit të dëshmive nga ana e Prokurorisë. Ata kërkuan që prokurori të lexojë të gjitha dëshmitë, në vend që të citojë vetëm titujt. Po ashtu, kishin vërejtje se disa prej titujve nuk kanë në listën e dëshmive që prokuroria ia ka dorëzuar gjykatës.

Ndërkohë, në fillim të seancës, të akuzuarit për këtë rast shprehur se nuk ndjehen fajtorë dhe nuk kanë kryer veprat penale për të cilat akuzohen.

Kjo është hera e katër që anulohet seanca për zjarrin në spitalin modular në Tetovë. Seanca e radhës u caktua për më 27 dhjetor në orën 10.

Për këtë rast akuzohen tre persona fizik dhe një person juridik, përkatësisht ish-drejtori i spitalit të Tetovës, Florin Besimi dhe ish-drejtori ekonomik, Artan Etemi, akuzohen për vepër që dëmton sigurinë e përgjithshme. Mjeku Boban Vuçevski, akuzohet për mosveprim në bazë të rekomandimeve mjekësore në kohën e pandemisë, si dhe Spitali Klinik Tetovë, si person juridik, akuzohet për rrezikim të sigurisë së përgjithshme dhe mosveprim në përputhje me rekomandimet në kohë pandemie.

Ndryshe nga zjarri në spitalin modular në Tetovës që ndodhi më 8 shtator 2021 humbën jetën 14 persona dhe disa të tjerë u lënduan. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Teuta Buçi

Lexo gjithashtu
Total
0
Share