Këshilli Gjyqësor sot duhej të mbante seancë në orën 11 duhet të votojë për zgjedhjen e kryetarit të ri, pasi kryetarja e mëparshme Vesna Dameva u shkarkua të mërkurën, në atmosferë tensionesh. Por kjo seancë u anulua.
Arsyeja e drejtpërdrejtë e shkarkimit ishte refuzimi i saj për të vendosur një pikë të re në rendin e ditës dhe, siç thuhet, fshehja e letrës nga ambasadorja amerikane Anxhela Ageler. Shkarkimin e saj e iniconi nënkryetari Selim Ademi, propozim i cili pas disa orësh tensionesh dhe debatesh, mori mbështetje nga 7 prej 13 anëtarë të Këshillit.
Fillimisht u njoftua se pasardhësi i Damevës do të zgjidhet një ditë pas shkarkimit të saj, por nënkryetari i Këshillit, Ademi të enjten kërkoi shtyrjen e zgjedhjes për disa ditë, për shkak të rëndësisë së çështjes, siç është zgjedhja e kryetarit të ri, për të cilin do të ishte mirë që të merrnin pjesë të gjithë 13 anëtarët.
Letra që trazoi opinionin dhe gjyqësorin, ambasadorja amerikane Ageler ua ka dërguar më 11 prill të këtij vitit autoriteteve gjyqësore dhe ekzekutive. Në të, ajo shpreh shqetësimin për vendimin e Gjykatës së Apelit – Shkup për kthimin në procedurë të shkallës së parë për rigjykim të disa lëndëve, siç thotë ajo, të profilit të lartë.
Nga Ministria e Drejtësisë konfirmojnë se në adresë të ministrit të Drejtësisë, Krenar Lloga “është dërguar shkresë për punën e gjykatave të apelit, e cila do të analizohet më tej. Krahas ministrit të Drejtësisë Lloga, letra i është dërguar dhe shefit të diplomacisë Bujar Osmani, Gjykatës Supreme, Gjykatës së Apelit – Shkup dhe në disa gjykata themelore.
Gjykata e Apelit – Shkup së fundmi vendosi të anulojë disa aktgjykime të shkallës së parë dhe t’i kthejë ato për rigjykim. Disa prej tyre iu referuan aktgjykimeve për ish shefin e DSK-së, Sasho Mijalkov, për rastet “Titanik 2” dhe “Target-Fortesa”, si dhe për aktgjykimet e shkallës së parë për “Thesari” dhe për organizatorët e ngjarjeve në Parlament më 27 prill.