Anulohet plani për azilkërkuesit/ Starmer vrau planin me Ruandën në ditën e parë si kryeministër

ANULOHE PLANI PËR AZILKËRKUESIT

Ëndrrat me miliona paund të Ruandes kanë marrë fund. Në ditën e parë të punes kryeministri i ri britanik Starmer i ka dhënë fund planeve të parardhësve të tij britanikë për zhvendosjen drejt Ruandës të mijëra refugjatëve ndër ta edhe shqiptarë që mbërrinin ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar.

Laburistët e sapo ardhur në pushtet kanë deklaruar se kjo skemë e zhvendosjes së azilkërkuesve jashtë Britanisë së Madhe konsiderohet tashmë në mënyrë efektive “e vdekur” dhe u zotuan ta anullojne atë.

Detyra tjetër urgjente për kryeministrin Keir Starmer do të jetë adresimi i çështjes së atyre njerëzve që vijojnë që të kalojnë ilegalisht Kanalin Anglez me varka të vogla te nisura nga Franca. Starmer është zotuar që të “shpartallojë bandat e trafikanteve.

Më shumë se 200 emigrantë kanë vdekur në këto lundrime ilegale gjatë dekadës së fundit, me të paktën 14 vdekje vetëm në vitin në 2024.

Qeveria e re do të duhet të vendosë shpejt edhe për fatin e dhjetëra mijëra njerëzve që kanë hyrë ilegalisht në MB që nga viti 2018.

Sekretarja e re e Brendshme britanike Yvette Cooper, tha se një nga detyrat e para të qeverisë se re ishte të “mbante të sigurt kufijtë britanike dhe se ajo do të kishte përparësi krijimin e një Komande të re të Sigurisë Kufitare.

Skema e deportiumit te azilkerkuesve drejt Ruandës ishte deklaruar fillimisht nga ish kryeministri konservator Boris Johnson dhe vazhdoi nga pasardhesit e tij në Downing street Liz Truss dhe z. Sunak. Gjithsesi zbatimi praktik i këtij plani është vonuar deri tani nga betejat e gjata gjyqësore, që nuk kanë lejuar asnjë fluturim me azilkërkues drejt shtetit afrikan.

Britania tashmë do t’i japë fund marreveshjes me Ruandën nepermjet një klauzole që nuk e detyron atë që të bëjë asnjë pagesë financiare tjetër.

Mbretëria e Bashkuar u ka paguar tashmë autioriteteve qeveritare ruandeze 270 milionë paund.

Vetëm dy azilkërkues shkuan në Ruandë vullnetarisht në bazë të një marrëveshjeje të veçantë nga e cila perfituan secili një shume prej 3,000 £. Pas mbledhjes së parë të kabinetit të ri qeveritar Kryeministri i ri britanik do t’i drejtohet parlamentit të martën përpara se ai të niset për në samitin e NATO-s në Uashington që mbahet në datat 9-11 Korrik./tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share