Anulohen dy ndeshje në javën e parë të Ligës së Parë

 Siparin e sezonit të ri e hapin të shtunën  Struga TL – Pobeda

Të shtunën dhe tëdielën zyrtarishst  starton edicioni 31-të Kampiomnati i futbolli në LIgën e Parë të Maqedonisë Veriut. Ky kampionat në krahasim me vitin e kaluar do të  zhvillohet vetëm me 11-të ekipe, pas tërheqjes së përkohshme  të ekipit Renova.

Në  javën e parë të kampionatit 2022/2023 do të zhvillohen  vetëm tre ndeshja pasi dy skuadrat e vendit tonë që garojnë në garat evropioane FC Shki m dhe KF Shkëndija  për shkak  të angazhimeve  të tyre në  ndeshjet e raundit të tretë në Europa Ligë dhe Konferencë Ligë kanë kërkuar  anulimin e ndeshjeve të tyre  për një termin tjetër më të përshtatshëm , ndërsa në xhiron e parë e lire do të jetë  edhe Makedonija Gj.P pasi Renova është tërhequr nga  garimi.

Anulimin e dy ndeshjeve të xhiros së parë Shkëndija – Skopje dhe Tikveshi – Shkupi e  konfirmoi edhe Komisrai i garave pranë FFM-së  Igor Framgovski  i cili theksoi se  takimi Skopje -Shkëndija  luhet më  17  gusht, ndërsa Tikveshi – Shkupi  më 7 shtator.

Kjo do të thotë se sezoni i edicionit të 31-të Kampionati në Ligën e Parë të futbollit  do të nis  vetëm me tre ndeshje :të shtunën  Struga Trim Lum – Pobeda, ndërsa të dielën  Sileksi – Rabotniçki, Akademija Panfev – Bregallnica  dhe. Tre ndeshjet e javës së parë  fillojnë në orën 17:30.

 

/KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share