Anulimin e dëgjojmë nga ju, ne jemi gati! – Qeveria e Kosovës reagon për Tv Klan

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka reaguar për gazetaren e Tv Klan në Prishtinë, Blerta Dalloshi Berisha, lidhur me lajmin e mediave kosovare për anulimin e mbledhjes së përbashkët mes Qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës ditën e nesërme.

Qeveria e Kosovës e mohon një lajm të tillë.

“Mbledhja nuk është anuluar. Gjithçka është gati në Gjakovë. Kryeministri Kurti tani po merr pjesë në koncertin e sontëm atje të Ansamblit Shota dhe muzikantëve nga Kosova nga Shqipëria që është edhe uvertyrë për mbledhjen e nesërme. Për anulimin po dëgjojmë tani nga ju”, thuhet në reagimin e zëdhënësit të Qeverisë së Kosovës.

Klan Kosova ka raportuar se ka mësuar nga burime nga Tirana, që delegacioni shqiptar nuk do të udhëtojë drejt Gjakovës ku është planifikuar mbajtja e përbashkët mes dy qeverive. /tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share