I pyetur se a ka ndikuar në anulimin e mbledhjes Shqipëri-Kosovë, deklarata e Kurtit ku tha “se draftin e propozuar nga Rama, kryeministri i Shqipërisë të ja dorëzojë Presidentit serb Aleksandër Vuçiç në takimin e radhës të “Open Ballkan”, Rama u shpreh se nuk ka ndikuar aspak.
Në një konferencë për mediat, kryeministri Rama dha argumentet e tij në lidhje me ndikimin që mund të kenë pasur tek ai deklaratat e homologut të tij në Kosovë, Kurtit.https://www.youtube.com/embed/NwOmycFV_G4
Edi Rama: Zero sepse siç unë them atë që mendoj, edhe Albini thotë atë që mendon dhe për mua nuk ka surpriza dhe gjëra të panjohura sepse siç më njeh ai mua, e njoh dhe unë atë dhe ai është i sinqertë në atë që thotë. Ai beson vërtetë që thotë diçka që unë duhet ta marrë në konsideratë.
Zero sepse ka 2 njerëz që janë të painteresuar për Asociacionin dhe në këtë pikë janë bashkë, në kuptimin që janë marrë vesh, por janë të interesuar që Asociacioni të mos krijohet dhe këta janë kryeministri i Kosovës dhe i Serbisë sepse për mënyrën si e kanë të ndërtuar politikën e tyre të brendshme, ju duhet armiku i jashtëm.
Pse i çon Presidenti i Serbisë ushtarët në kufi me Kosovën? Mendoni ju se në mendjen më kurajoze, ai mendon se mund të futet një ushtar serb 1 metër në kufirin e Republikës së Kosovës? As që e imagjinon. Nuk i çon për të mbrojtur me armë serbët që janë në Kosovë, por për të ndezur shpirtin nacionaist të serbëve që janë në Beograd. Pse këndojnë ata që “Kosova është e jona”? Këngë mitingu pa asnjëlloj lidhje.
Pse i duhet Kosovës ky konfrontim me Serbinë? Serbia e ka humbur Kosovën në 1999 dhe nuk është më kërcënim për Kosovën, nuk ka çfarë i bën fare sepse aty është Amerika, është kjo Amerikë e cila sot është në acarimin maksimal me qeverinë e Kosovës.
Pse duhet kjo histori konfrontimi? Duhet për politikë të brendshme dhe cila është gjëja që e shpërbën figurën e armikut imagjinar në sytë e zgjedhësve të njërit e tjetrit? Asociacioni që mbyll përfundimisht mundësinë për të vazhduar luftra që këta nuk na lënë të zgjedhin, këta nuk duan të zgjidhen.
Unë jo vetëm që nuk prekem, por më vjen mirë edhe është pjesë e marrëdhënies të shëndetshme që kam me Kurtin sepse e themi atë që mendojmë. Qëllimin e kemi 1: Njohja e plotë përfundimtare ndërkombëtare e Kosovës edhe nga Serbia dhe kërkimi i faljes së Serbisë për krimet e luftës në Kosovë. Ndryshimi mes meje dhe Albinit, ai i do këto në fillim, por këta janë në fund. Nuk kam asnjë problem me atë që thotë Albini, por më pëlqen se e ka këtë karakteristikë, por jam i tmerruar nga ky kurs taktike elektorale e brendshme./tvklan.al