Ish ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut Antonio Milloshoski kërkon dorëheqjen e Kryeministrit Kovaçevski dhe Ministrit të punëve të jashtme Bujar Osmani.
Në profilin e tij në rrjetet sociale ai shkruan se RMV-ja ka pësuar debakllin më të madh diplomatik pas atij me Deklatën e Lisbonës. Sipas tij Kovaçevski dhe Osmani kanë marrë pjesë në formësimn e këtij dokumenti mirëpo e kanë fshehur nga opinioni.
Kryeministri Kovaçevski dhe ministri Osmani janë dy aktorët që pësuan debaklin më të madh diplomatik, pas atij me Deklaratën e Lisbonës. Maqedonia mori një propozim joparimor dhe poshtërues për një kornizë negociuese, plot me çështje të imponuara dypalëshe dhe një vështrim në të kaluarën. Është fakt se Kovaçevski dhe Osmani kanë marrë pjesë aktive në formësimin e këtij dokumenti, ndonëse e kanë fshehur nga opinioni. Prandaj nuk ka nevojë për dy fjalë dhe as nuk ka nevojë për arsyetim me kllapa. Mjafton një fjalë. Dorëheqja. Ka shkruar ish Ministri i punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut Antonio Milloshoski./KlanMacedonia