Antikorrupsioni: S’ka bazë për procedurë kundër drejtorit të ASK-së, Bojan Hristovski!

Antikorrupsioni ka konstatuar se nuk ka bazë për procedurë pas denoncimit për konfikt interesash dhe korrupsion gjatë emërimit të Drejtorit të Agjencisë për Siguri Kombëtare, Bojan Hristovskit. Në seancën e sotme, Antikorrupsioni ka konstatuar se Hristovski plotyëson kushtet për emërimin sipas Ligjit për ASK-në, por potencoi se s`ka ingerenca për ekspertizë të drejtpërdrejtë për një pjesë të dokumenteve.

Sipas denoncimeve, ekzistojnë dyshime për ligjshmërinë e kontrollit të sigurisë, diplomës valide për arsim të lartë, certifikatës për gjuhë angleze dhe përvojën e punës së Hristovskit.

Komisioni Antikorrupsion me shumicë votash vendosi që të ndalet, të mbyllet dhe të arkivohet procedura për nismën e kontestimit të emërimit të Bojan Hristovskit.

Antikorrupsioni u shpall si jokompetent për të vendosur për certifikatën TOEFL të Hristovskit për njohjen e gjuhës angleze si dhe për diplomën nga Fakulteti Ekonomik pranë Universitetit për Turizëm dhe Menaxhment në Shkup, që shkaktuan vëmendjen më të madhe të opinionit, sidomos certifikata e dhënë nga Plovdivi i Bullgarisë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share