Antikorrupsioni: Në 2023 – fokusi në sistemin Gjyqësor

IVANOVSKA: PUNA JONË KA SHKAKTUAR NDRYSHIME NË SHOQËRI

Kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit thotë se ky organ ka ngritur ndryshime në shoqëri, të cilat edhe pse për momentin të vogla, janë në rrugën e duhur për t’u bërë më të dukshme. Reformat në sistemin gjyqësor, sipas Biljana Ivanovskës, janë shumë të ngadalshme dhe për këtë arsye vitin e ardhshëm në përcaktimin e pikave të ndjeshme në këtë sektor do të kyçet edhe OSBE-ja, organizatë me të cilën do të kryesojë Maqedonia e Veriut.

“Ne me sukses e kryejmë punën tonë”, vlerëson Ivanovska në përfundim të vitit të katërt të mandatit – Kryetare e Antikorrupsionit. Sa bashkëpunojnë institucionet kompetente, gjë për të cilën ajo ankohet në mënyrë kronike, do të tregojë raporti të cilin Komisioni do ta përgatisë në fillim të vitit të ardhshëm.

“Konsideroj se ekzistimi dhe funksiomnimi i këtij institucioni, posaçërisht me mënyrën transparente dhe të qartë të punës, para opinionit, ka shkaktuar ndryshime në opinionin publik, ndoshta të vogla, por fillime të disa ndryshimeve në shoqëri, të cilat shpresoj se në peridhën që vjen do të bëhen më të mëdha” – tha Biljana Ivanovska, KSHPK.

Fokusi gjatë vitit të ardhshëm do të jetë në sistemin gjyqësor, i vlerësuar si sektori më i rrezikshëm për korrupsion, ku deri më tani “në  vesh të shurdhër” kanë përfunduar dhjetëra denoncime nga ana e KSHPK-së.

“Është fakt se ky sektor lëviz shumë ngadalë, por kam një lajm të mirë – në Prokurorinë Publike Shtetërore është emëruar një person për kontakt me Komisionin Shtetëror, të cilit ia kemi dorëzuar listën me të gjitha iniciativat e deritanishme të dorëzuara në Prokurorinë Publike. Presim që të ndodhë diçka pas kërkesës së tyre” – tha Biljana Ivanovska, KSHPK.

Për përcaktimin e pikave të ndjeshme në sistemin gjyqësor vitin e ardhshëm do të kyçet edhe misioni i OSBE-së në vend, pasi kanë reaguar më shumë ambasadorë, ndërsa ekspertët amerikanë kundër korrupsionit një pjesë të punëve i morën në duart e tyre. Në seancën e sotme të KSHPK-së u njoftua se vitin e ardhshëm do të ketë verifikim të gjendjes pronësore të deputetëve, ministrave, drejtorëve, gjyqtarëve dhe prokurorëve – me përzgjedhje të rastësishme. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share