IVANOVSKA: INSTITUCIONET NUK VEPROJNË
Lënda e Komisionit Antikorrupsion kundër Kryebashkiakut të Strugës, Ramiz Merko dhe Kryetarit të Gjykatës Themelore në Strugë për dëmin e shkaktuar në buxhet, është vjetwruar në Këshillin Gjyqësor, ka deklaruar Kryetarja e Antikorrupsionit, Biljana Ivanovska, njofton KlanM.
Ivanovska njoftoi se Antikorrupsioni ka hapur lëndër kundër Merkos për blerjen e automjetit luksoz dhe ka dorëzuar ankesë kundër Kryetarit të Gjykatës Themelore për dyshime se ndaj tij ka pasur ndikim politik ndaj gjykatësit që i ka mundësuar Merkos ta zbatojë furnizimin publik për veturën “Audi A6” që kushtoi 67.000 euro.
“Kujtojmë se KSHPK-ja me iniciativën e saj dhe në bazë të gjetjeve në media, e hapi një rast kundër Ramiz Merkos në maj të vitit 2019. KSHPK-ja konkludoi se kryetari i komunës me vetëdije dhe qëllim ka keqpërdorur pozitën dhe autoritetin e tij zyrtar dhe duke tejkaluar kufijtë e autoritetit publik, ka ndërmarrë veprime në kundërshtim me parimet e ligjshmërisë dhe integritetit, interesit publik dhe interesit të komunës” – tha Biljana Ivanovska, kryetare e Antikorrupsionit.
Ivanovska, sic njofton KlanM, theksoi se kallëzimi i parë është dorëzuar me kohë, por nga Këshilli Gjyqësor nuk ka pasur informacione kthyese për masat e ndërmarra, pas cka në vitin 2021 kanë dorëzuar urgjencë, por nga Këshilli Gjyqësor janë përgjigjur se nuk kanë lëndë të tillë, kurse lidhur me Kryetarin e Gjykatës së Strugës, se lënda është vjetëruar. Ajo para mediave ka treguar dokumentet për lëndën dhe vërtetimin se në vitin 2017 i kanë dorëzuar në Këshillin Gjyqësor. /KlanMacedonia/