NËN LUPË PASURIA E FAMILJES SË ZV/KRYEMINISTRIT
Komisioni Antikorrupsion ka hapur lëndë për pretendimet për rritjen e pasurisë së familjes së Zv/Kryeministrit Artan Grubi. Opozitarja VMRO-DPMNE edhe sot u bëri thirrje institucioneve të hetojnë si “vëllai i Zv/Kryeministrit ka blerë pronë në Shkup me çmim shumë më të ulët se ai real?” Nga partia në pushtet LSDM përgjigjen me pyetje për prejardhjen e pasurisë së liderit të opozitës, Hristijan Mickoski.
Pretendimet për rritje të dukshme të pasurisë së familjes së Zv/Kryeministrit të parë Artan Grubi, për të cilat vazhdimisht vë në dukje opozitarja VMRO-DPMNE, prej dhjetë ditësh, sic percjell KlanM, janë lëndë nën lupën e Komisionit Antikorrupsion.
“Kemi lëndë të hapur pas denoncimit, veprohet në lidhje me lëndën. Kur të kemi informacione konkrete do të dalim në opinion”, theksuan nga KSHPK në seancën e rregullt” – thonë nga KSHPK.
Deputeti Mile Lefkov nga rradhët e VMRO-DPMNE-së sot vazhdoi me akuzat për Grubin.
“Edhe një herë u bëjmë thirrje institucioneve ta hetojnë këtë skandal dhe të verifikojnë si është e mundur familja Grubi të blejë pronë me çmim pesë herë më të lirë se sa çmimi i tregut. Të hetojnë nëse familja Grubi ka paguar më shumë, por në kesh, me qëllim që ta fshehë prejardhjen e parave. Të hetojnë nëse Artan Grubi e ka shfrytëzuar dhe e ka keqpërdorur pozitën?” – thotë Mile Lefkov, VMRO-DPMNE.
Nga ana tjetër, sic njofton KlanM, partia në pushtet LSDM, sot nga foltorja e Kuvendit kërkoi përgjigje nga lideri i VMRO-DPMNE-së, për atë “si me pagë të profesorit arrihet prona në Shkup, Ohër dhe Mal të Zi?
“Lideri juaj duhet të përgjigjet si me pagë mesatare të profesorit arrihet deri te shtëpia prej një milion euro në Shkup. Me prona në Shkup, në Ohër dhe në Mal të Zi. Si, nëpërmjet provimeve” – tha Lubica Spasova, deputete LSDM.
Këto akuza ndërmjet partive për shpërdorimin e pozitave nga ana e politikanëve dhe funksionarëve shtetërorë i shtojnë dyshimet që ekzistojnë në opinion se politikanët pozitat e tyre i shfrytëzojnë më sumë për përfitime personale se sa për përparim të shtetit. /KlanMacedonia/
PËRGATITI: BILJANA GEORGIEVSKA