Antikorrupsioni hap lëndë për emërimin e Bojan Hristovskit

EMËRIMI I DREJTORIT TË ASK-SË

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ka hapur lëndë për emëriin e Bojan Hristovskit drejtor të ASK-së. Antikorrupsioni ka pranuar një ankesë anonime në të cilën është shkruar se drejtori i ri i Agjencisë për Siguri Kombëtare, Bojan Hristovski, kinse nuk i plotëson kushtet për të qenë drejtor në këtë institucion thotë  kryetarja e Antikorrupsionit, Tatjana Dimitrovska për “Sloboden Pechat”.

Ka arritur një ankesë nga një kërkues anonim për gjoja mungesën e kualifikimeve të drejtorit të sapoemëruar të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare. Do të hapim lëndë dhe do të veprojmë sipas parashkresës dhe nuk mund të shpjegoj më tej përmbajtjen e tij, thotë  kryetarja e Antikorrupsionit, Tatjana Dimitrovska. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share