Antikorrupsioni deklarohet jo kompetent për vlefshmërinë e certifikatës së Hristovskit

Anëtarët e Komisionit Kundër Korrupsionit nuk do të veprojnë sipas akuzave ndaj Bojan Hristovskit se nuk i plotëson kushtet për t’u emëruar në pozitën e drejtorit në Agjencinë e Sigurisë Kombëtare.

Sipas Antikorrupsionit, të gjitha dokumentet që Hristovsk i ka dorëzuar në Qeveri janë të vlefshme dhe është marrë vendim për mbylljen dhe arkivimin e rastit.

Momenti më i diskutueshëm që ka trazuar opinionin në lidhje me emërimin e Hristovskit ishte certifikata ndërkombëtare e njohjes së gjuhës angleze, e cila sipas ligjit të agjencisë nuk duhet të jetë më e vjetër se pesë vjet.
Opozita ngriti dyshime se certifikata e paraqitur nga Hristovski është e rreme, por nga Antikorrupsioni deklaruan se nuk kanë kompetencë të interpretojnë vërtetësinë e certifikatës, sepse këtë duhet ta bëjë prokuroria.
Lexo gjithashtu
Total
0
Share