Anthony Joshua fiton me nokaut të frikshëm ndaj Heleniusit

Anthony Joshua ka tregua nivel të lartë, duke e nokautuar finlandezin Robert Helenius, në meçin që u zhvillua në “02 Arena” të Londrës.

Në rundin e shtatë Joshua me një goditje të fuqishme e hodhi në tokë rivalin. 33-vjeçari, ndonëse kishte dominuar përballjen, nuk kishte dhënë goditje të forta deri në rundin e shtatë kur e rrëzoi Heleniusin me një të djathtë të fuqishme.

Fitorja, që ishte e para me nokaut pas afro dy vjet e gjysmë, e ka përgatitur terrenin për një përballje mes britanikut Joshua dhe amerikanit Deontay Wilder në janar.

“E kam kryer punën sot”, tha Joshua.

Joshua ka bilanc prej 26 fitoreve (23 KO) e tri humbje.

Finlandezi Helenius kishte pranuar përballjen me Joshuan në momentin e fundit, pasi kundërshtari i paraparë Dillian Whyte doli pozitiv me doping.

Helenius pësoi humbjen e dytë karshi 32 fitoreve.

Promotori i Joshuas, Eddie Hearn, ka thënë se shpreson që përballja Joshua – Wilder të mbahet në janar në Arabi Saudite.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share