Antarët e Këshillit të Agjencisë për media/ BDI: Selmani dhe Verzivolli nga VLEN janë kandidat partiak

Lidhur me kandidatët për anëtarë në Këshillin e Agjencisë për Media kanë reaguar nga BDI sipas kësaj partie Nafije Selmani dhe Afrona Verzivolli nga VLEN  janë kandidatë partiak të cilët bien në kundërshtim me ligjin për media,për këtë njoftojnë se janë alarmuar edhe  ndërkombëtarët.

“Nafije Selmani dhe Afrina Verzivoli janë anëtarë të partive politike në koalicionin Vlen, kanë qenë kandidat për deputetë, këshilltar komunal, kanë marrë pjesë në mbledhje të organeve partiake dhe kanë qenë të propozuar në pozita nga po ato parti. Partizimi i këshillit të prokurorëve nga Vredi vijon të zbatohet edhe në agjencionin për media. Deputetët janë para sprovës, a do të partizojnë trupat rregullator dhe të pavarur shtetëror a po do të mbrojnë kredibilitetin e institucioneve dhe kuvendit duke e zbatuar ligjin” – thonë nga BDI.

Se Nafije Selmni ka qenë pjesë e  partisë Alternativa dhe këshiltare e kësaj partie në Komunën e Çairit e vërteton edhe vet statusi I saj ku njofton opinionin për dorëheqjen nga partia, por I njejti status më vonë është fshirë, POR JO EDHE NGA MEDIAT.

“Nuk kam reaguar deri në këtë moment, e bindur se megjithatë e keqja më e madhe e shqiptarëve është BDI, e duke mos dashur edhe ta dëmtoj dikë më pak fajtor! Mirëpo, të thuhet se në Alternativë nuk ka pasë kuadro nga radhët e grave, e të flitet për njëfarë potenciali, është turp i pafalshëm. Me këtë rast, miqtë e mi, e para së gjithash mbështetësit e mi, i informoj se që në mbledhjen e fundit të Kryesise Qendrore kam dhënë dorëheqje nga çdo rol dhe angazhim në partinë Alternativa! Dhe, një nga arsyet kryesore për dhënien e dorëheqjes time është pikërisht mospërfaqësimi i grave në ekzekutiv! Megjithatë këtë dje e mohoi  Selami.

Ndërkaq gjatë ditës së djeshme në  komisionin parlamentar për zgjedhje dhe emërime, kandidatët për anëtarë në Këshillin e Agjencisë për Media, prezantuan biografinë e tyre, ku pikërisht për Selaminin patir reagime nga ana e Deputetes së Fronit Evropian Ilire Dauti e cila ja rikujtoi Selamanit aktivitetin partiak. Kujtojmë se Nafije Selmani në zgjedhjet e 24 majit, ishte kandidate për deputete në zonën e parë zgjedhore, e radhitur e gjashta në listën e koalicionit VLEN. Selmani gjithashtu ishte kandidate për kryetare të Qytetit të Shkupit në 2017 nga subjekti i atëhershëm politik Lëvizja Besa, por edhe këshilltare në komunën e Çairit në zgjedhjet lokale të vitit 2021, nga radhët e Alternativës. Ndërkaq, kandidatja Afrona Vervizollin ka qenë e emëruara e Qeverisë  si kryerevizore e fondeve IPA me propozim të Aleancës për Shqiptarët, krahu i Taravarit. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share