Ankohen banorët e Gjorçe Petrovit: Këndi i lojrave për fëmijë mbuluar nga mbeturinat

Deri në redaksinë e televizionit Klan Macedonia ka arritur një ankesë nga një qytetar i cili banon në lagjen Gjorçe Petrov në Shkup.
Sipas raportimit të tij duke na derguar fotografi dhe video materiale, dëshmon se këndi i lojrave në rrugën Anastas Kocarev është në gjendje të mjerueshme.

Me rekuizita të dëmtuara, mbeturina të shumta, pa përkujdesje nga qytetarët dhe një vend ku mblidhen çdo natë përsona që konsumojnë narkotikë.

Qytetari ka treguar se për gjendjen e papastërtisë janë fajtorë dhe banorët që nuk kujdesen se ku i lënë mbeturinat e tyre, teksa shton se deri ne orët e para të mëngjesit në këtë vend rrinë fëmijë të cilët bëjnë shumë zhurmë, veprime këto që kanë detyruar banorët e zonës që t’i drejtohen dhe policisë.

Për më tepër ju ftojmë të ndiqni pamjes e derguara në redaksinë e televizionit Klan Macedonia. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share