Anketë: SHBA-të kontribues të zhvillimit demokratik, Serbia vendi më miqësor i RMV-së!

SHBA-të më së shumti kanë kontribuar për zhvillimin demokratik të Maqedonisë së Veriut, Bashkimi Evropian është e para për progresin ekonomik të vendit, kurse Serbia perceptohet si shteti më miqësor për RMV-në – thonë rezultatet e anketës së Institutit Prespa të zbatuar në Prill dhe Maj, njofton KlanM.

Nga 1.500 të anketuar në anketën e Institutit Prespa, 24.2% kanë thënë se SHBA-të më së shumti kanë kontribuar për demokracinë në RMV, 21.2% se BE-ja është më përgjegjëse për zhvillimin ekonomik, derisa 45.3% e vlerësojnë Serbinë për vendin më miqësor, kurse vetëm 6.8% e llogarisin SHBA-në si vendin mik të Maqedonisë së Veriut.

Në pjesën për BE-në, siç njofton KlanM, mbështetja mbetet e madhe, edhe pse ka një ulje të caktuar. 61% vlerësojnë se anëtarësimi në BE është opsioni më i mirë për RMV-në, derisa 34% janë të mendimit se duhet të kërkohet alternativë tjetër.

Për ndryshimet kushtetuese do të votonin 32% e të anketuarve derisa kundër janë prononcuar 45%./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share