Anketa se sa janë të kënaqur qytetarët me shërbimet gjyqësore tregon se vlerësimi I përgjthshëm është notuar me 3.1. Në krahasim me organet tjera, Gjykatat e Shkupit janë vlerësuar më keq. Notë më të ulët, respektivisht 2, është dhënë për shpejtësinë e veprimit, kurse notma më e lartë – 4, për policinë e gjykatës.
Koalicioni “Të gjithë për gjykim të drejtë”, ka zhvilluar një anketë për të vlerësuar cilësinë e shërbimeve gjyqësore në RMV, duke përfshirë një mostër të gjerë nga avokatë, administratorë gjyqësorë dhe qytetarë të tjerë, të cilët kanë pasur kontakte direkte me sistemin gjyqësor. Sipas rezultateve të anketës performansa e gjykatave është mesatare.
DARKO AVRAMOVSKI- KOALICIONI “TË GJITHË PËR GJYKIM TË DREJTË”
“Kjo nuk është anketë që mat besimin e qytetarëve tek gjyqësori, por më shumë mat se sa qytetarët matin përvojat e tyre personale dhe kënaqësinë me shërbime të caktuara që marrin në gjykata që nuk janë domosdoshmërisht të lidhura me procedurat gjyqësore. Dhe në këtë drejtim, qytetarët i vlerësojnë gjykatat në të njëjtin nivel me organet e tjera shtetërore, me notë mesatare 3.”
Sa i përket perceptimit të korrupsionit, një nga gjetjet më shqetësuese të anketa është se një pjesë e madhe e qytetarëve dhe profesionistëve besojnë se korrupsioni është i pranishëm në sistemin gjyqësor. Rreth 40% e të anketuarve kanë pohuar se ndjejnë se korrupsioni është një problem serioz në gjykata, ndërsa shumë të tjerë kanë sugjeruar se është e lehtë të identifikohen individët që janë të përfshirë në praktika korruptive.
DARKO AVRAMOVSKI- KOALICIONI “TË GJITHË PËR GJYKIM TË DREJTË”
“Ne kemi të dhëna relativisht të dobëta për luftën kundër korrupsionit dhe perceptimet e qytetarëve për korrupsionin në gjyqësor. Pra, tani duhet të shohim nga këtu e tutje, të bëjmë kërkime shtesë për të parë se cila është lidhja midis kënaqësisë me shërbimet dhe mosbesimit dhe perceptimeve për korrupsion të lartë.”
Ivan Xholev, Kryetar i Shoqatës së Gjykatësve, e vlerësoi këtë anketë si një mundësi për të analizuar më në detaje problemet dhe për të ndërmarrë reforma të nevojshme që do të rrisnin besimin tek sistemi gjyqësor dhe do të përmirësonin cilësinë e shërbimeve.
IVAN XHOLEV -KRYETARI I SHOQATËS SË GJYKATËSVE TË RMV
“Në periudhën në vijim, siç thashë, të gjithë së bashku, degët ekzekutive, legjislative dhe gjyqësore, duhet të bëjmë analiza të thelluara të këtyre anketave dhe së bashku të biem dakord për reformat në sistemin gjyqësor me synimin për një gjyqësor më të mirë, besim i rritur dhe qytetarë të kënaqur.”
Anketa që në dhjetor 2024 është realizuar nga Koalicioni “Të gjithë për gjykim të drejtë” është zbatuar në bazë të 1.100 të anketuarve dhe përfshinë aspekte të ndryshme, sikurse qasja në gjykata, cilësia e shërbimeve, transparenca dhe lufta kundër korrupsionit. Përgjigjet kanë të bëjnë me Gjykatën Themelore Penale – Shkup, Gjykatën Civile Shkup, Gjykatën e Apelit dhe Gjykatën Supreme. /tvklan.mk