Anketa e IRI-t: Qytetarët nuk i besojnë sundimit të ligjit

MBËSHTETJE NË RRITJE PËR ANËTARËSIM NË BE

Mbështetje në rritje për anëtarësim në BE, nivel të ulët të besimit në sundimin e së drejtës dhe dallim në drejtimin e lëvizjes në nivel lokal dhe kombëtar, janë  rezultatet e Sondazhit të ri i zhvilluar nga Qendra për Hulumtime Anketuese të Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI) në Maqedoninë e Veriut.

Në Sondazhin e Qendrës për  Hulumtime IRI 79% e të anketuarve të rritur janë përgjigjur me “po”  në pyetjen  nëse e mbështesin integrimin e vendit në Bashkimin Evropian.

 “Qytetarët e Maqedonisë së Veriut e konsiderojnë integrimin me një bllok demokratik siç është BE-ja si çelës për paqen dhe përparimin”.

Pol Mekarti, drejtori i IRI-it për Evropën.

Sondazhi gjithashtu tregoi se shumica e qytetarëve nuk i besojnë sundimit të ligjit. Vetëm 31% e të anketuarve janë pajtuar se ligji zbatohet në mënyrë të barabartë për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut, niveli më i ulët deri më tani. Gjashtëdhjetë e pesë për qind nuk u pajtuan me këtë deklaratë.

Sondazhi ynë tregon se më pak qytetarë besojnë në zbatimin e barabartë të ligjit. “Udhëheqësit në Shkup duhet ta trajtojnë këtë çështje nëse duan të rrënjosin besimin në qeveri dhe në institucionet politike të vendit.”

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut janë të ndarë sa i përket drejtimit në të cilin lëviz vetëqeverisja e tyre lokale në krahasim me drejtimin në të cilin lëviz shteti. Njëzet e tetë për qind e të anketuarve besojnë se komuna e tyre lëviz në drejtimin e duhur, ndërsa vetëm 14% mendojnë të njëjtën gjë për vendin në tërësi.

    /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share