Ankesat e “Grupit të zjarrit” – Ahmeti: Zgjedhjet më demokratike të mbajtura ndonjëherë

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti pas prezantimit të fituesve të zgjedhjeve brendapartiake në 14 degë të kësaj partie, iu përgjigj edhe ankesave të të ashtuquajturit “Grupi i zjarrit” apo “Fraksioni i BDI-së”, të cilët pretendojnë se zgjedhjet e sotme në parti ishin jostatutare dhe nën diktat. Sipas Ahmetit, Kongresi i fundit i BDI-së ka vendosur që zgjedhjet në strukturat partiake të kalojnë në nivel më të lartë, duke ia dhënë të drejtën e zgjedhjes mbi 28 mijë anëtarëve të kësaj partie, informon KlanM.

“Asgjë nuk ka që i mohohet, por përkundrazi, avancohet BDI. Dhe, është vendim Kongresi dhe organet e partisë duhet të ekzekutojnë vendimet e kongresit”, tha mes tjerash Ahmeti.

Ali Ahmeti ripërsëriti qëndrimin e tij se këto zgjedhje brendapartiake kanë qenë më demokratiket të mbajtura ndonjëherë./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share