Një anije ushtarake gjermane ka kapur një raketë Houthi, ka thënë misioni detar i Bashkimit Evropian në Detin e Kuq.
Fregata gjermane “Hessen” ndaloi sulmin me raketa nga territoret e kontrolluara nga Houthi për të mbrojtur anijet tregtare, shkruan SkyNews, transmeton Klankosova.tv.
“Veprimi i kryer nga Hessen ishte efektiv, duke shmangur çdo dëmtim të detarëve dhe anijeve tregtare”, tha fregata.
Misioni i BE-së, i njohur si Aspides, u nis në shkurt për të ndihmuar në mbrojtjen e rrugës kryesore të tregtisë detare nga sulmet me dronë dhe raketa nga milicia Houthi e Jemenit.
Grupi ka thënë se po hakmerret kundër luftës së Izraelit në Gaza, por ka sulmuar rregullisht disa anije pa lidhje të njohur me Izraelin.