Ecuria jo shumë pozitive në pankinë, federata angleze mendon për pasuesin e Southgate, Thomas Tuchel në sfond
Duelet në Katar 2022 mund të jetë të fundit për Gareth Southgate në pankinën e Kombëtares angleze. Sipas asaj që raportojnë mediat britanike, e ardhmja e Southgate te përfaqësuesja e “tre luanëve” parashikohet të përfundojë më shpejt se në vitin 2024, kjo e kombinuar edhe me rezultatet që do arrihen në fushën e lojës.
Dështimi për të arritur në triumf në turneun madhor të programuar për tu mbajtur gjatë muajve nëntor dhe dhjetor e kombinuar dhe me rënien në Divizionin B të Ligës së Kombeve mund ta shtyjë Federatën që t’i jap lamtumirën.
Pretendent për të marrë drejtimin e kombëtares angleze është ish-i i Chelsea, Tomas Tuchel. Gjermani i mbetur pa kontratë që prej largimit nga londinezët shihet si një kandidat potencial për të marrë drejtimin e përfaqësueses angleze.
Madje, kontaktet mes palëve kanë nisur dhe një akord i tyre në parim duket se është gjetur. Në rast se 49-vjeçari do të marrë drejtimin e Anglisë, do të bëhej i treti trajner i huaj, pas Sven Goran Eriksson dhe Fabio Kapelos. Anglia është shortuar në grupin B të Kupës së Botës, ku si rivalë do ketë Iranin, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Uellsin.