Angellov: UÇK-në e fituam në luftë, politikanët e humbën betejën politike

“Branitelli” pyet: Çfarë ardhmërie ka ky shtet me terroristë në qeveri?

Erdhën për ta shënuar ditën kur ata konsiderojnë se e kanë fituar betejën për Kalanë e Tetovës në luftën e 2001-shit, e u grindën mes vete.

“Po flisni për ardhmërinë… Çfarë ardhmërie kur terroristët i keni në Qeveri? Dikur partia “Dinjiteti” angazhohej që terroristët mos të jenë në Qeveri, e sot kanë koalicion me ata. Kjo është një turp për Maqedoninë! Turp”, tha invelidi i luftës Aco Stojanovski.

E Kryetar i partisë “Dinjiteti” doli për të thënë se ata e kanë fituar secilën betejë ku kanë pasur urdhër për të luftuar.

“Ne, ‘mbrojtësit’ e Maqedonisë në vitin 2001 fituam në secilën betejë ku patëm urdhër që të luftojmë. Humbën politikanët, humbën politikanët e atëhershëm të pavendosur që ranë nën presionin e fortë të Komunitetit ndërkombëtar”, tha Stojanço Angellov nga partia “Dinjiteti”.

Por nga përvoja e mëvonshme, Angellov thotë se ndoshta është më mirë që ka ndodhur kështu, për shkak se lufta mundej që të përhapet dhe pasojat të jenë shumë më të mëdha.

Në shënimin e kësaj dite morën pjesë edhe përfaqësues të partive tjera politike, si “Levica”, VMRO-DPMNE e gjithashtu lule vendosen edhe Ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski, si dhe shefi i kabinetit të Presidentit.

Në këtë betejë, pjesëmarrës ishte edhe deputeti aktual i VMRO DPMNE-së, Dragan Kovaçki, i cili paralajmëroi ndryshime në ligjin për “branitellat” që do u mundësojë pagesën e dëmshpërblimit.

Si deputet dua të them se kemi përfunduar me përgatitjen e ndryshimeve në Ligjin me qëllim që të dëmshpërblehen familjet e “branitellave” që kanë humbur jetën dhe atyre që kanë mbetur të plagosur. Gjatë javës së ardhshme, këtë ligj do ta fusim në procedurë dhe pres konsensus të gjerë rreth kësaj çështje, pres përkrahje edhe nga LSDM-ja”, deklaroi Dragan Kovaçki, deputet i VMRO-së.

Kovaçki shprehi keqardhje sepse në këtë ngjarje nuk kishte përfaqësues të Ministrisë së mbrojtjes./KlanMacedonia

Përgatiti: Furkan Saliu

Lexo gjithashtu
Total
0
Share