AGGELER: DO T’I NDIHMOJË RMV-së TË KËRKOHET PËRGJEGJËSI NGA AKTORËT E KORRUPTUAR
Angela Price Aggeler do të jetë ambasadore e ardhshme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup. Shumica e demokratëve në Senat ka publikuar në Twitter se, Aggeler është konfirmuar si ambasadore e re amerikane, e cila do të vjen në vendin e Kate Marie Byrnes, e cila është në këtë funksion që nga viti 2019. Siç njoftoi Zëri i Amerikës, në seancën dëgjimore për nominimin e saj javën e kaluar në komisionin e punëve të jashtme të senatit, ajo paralajmëroi se punon “t’i ndihmojë Maqedonisë së Veriut të zhvillojë strategji nacionale me të cilën do të kërkohet përgjegjësi në mënyrë efektive nga aktorët e korruptuar”.
“SHBA dhe Maqedonia e Veriut kanë shumë prioritete të përbashkëta, përfshirë edhe luftën kundër korrupsionit, përmirësimin e sundimit të së drejtës dhe përforcimin e qeverisjes së mirë. Nëse konfirmohen, do t’i inkurajojë reformat gjyqësore dhe do t’ju bëj thirrje institucioneve të Maqedonisë së Veriut të promovojnë transparencë në hetimet e akuzave për keqpërdorim dhe të kundërshtojnë me vendosshmëri korrupsionin që të përforcojnë besimin e publikut në qeverisjen. Do të punojë me partnerët ndëretnik që t’i ndihmojë Maqedonisë së Veriut të zhvillojë strategji nacionale e cila do të kërkojë përgjegjësi në mënyrë efektive nga aktorët e korruptuar”, deklaroi Angela Price Aggeler u Ambasadore e re e ShBA-ve në Shkup.
Ajo po ashtu paralajmëroi mbështetje për ardhmërinë ekonomike të Maqedonisë së Veriut përmes politikave për përforcim të klimës së saj investuese dhe ndërtimin e rezistencës ndaj ndikimeve të jashtme, duke përfshirë Rusinë dhe Kinën. Aggeler gjithashtu tha se SHBA-të mbështesin Maqedoninë e Veriut në qëllimin e saj afatgjatë për t’u bashkuar me BE-në.
“Ne qëndrojmë fuqishëm pas procesit të zgjerimit të BE-së sepse ka avancuar zhvillimin demokratik dhe ka promovuar paqe, stabilitet dhe prosperitet të kontinentit evropian, duke ndërtuar partnerë më të fuqishëm strategjik për SHBA-në. Maqedonia e Veriut i tejkaloi sfidat e vështira dhe ka bërë zgjedhje të vështira që të bëjë hapa historik përpara në rrugën e saj drejt anëtarësimit”,deklaroi Angela Price Aggeler u Ambasadore e re e ShBA-ve në Shkup.
Ambasadorja e re amerikane paraprakisht ka punuar në funksione të ndryshme në Departamentin Amerikan të Shtetit, mes të cilave edhe në ambasadën amerikane në Shkup, përgjegjëse për marrëdhënie me publikun./KlanMacedonia/