Gjatë qeverisjes së saj ajo iu ofroi kujdes mjekësor, strehim si dhe ushqim më shumë se 1.2 milion emigrantëve siriane
Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel ka fituar çmimin prestigjioz Nansen nga agjencia e OKB-së për refugjatët.
Sipas Deutsche Welle në kohën që ajo ishte ne krye të qeverisë gjermane ofrojë strehë për më shumë se 1.2 milionë refugjatë dhe azilkërkues që erdhën në Gjermani për t’i shpëtuar dhunës dhe konflikteve në Siri.
Angela Merkel mirëpriti njerëzit e dëshpëruar në kulmin e konfliktit sirian në 2015 dhe 2016, kur vendet e tjera u kthyen shpinën. Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët Filippo Grandi tha se Merkel tregoi guxim të madh moral dhe politik duke ndihmuar më shumë se një milion refugjatë të mbijetojnë dhe të rindërtojnë jetën e tyre.
Merkel “tregoi se çfarë mund të arrihet kur politikanët veprojnë në mënyrë korrekte dhe punojnë për të gjetur zgjidhje për sfidat e botës në vend që t’ua kalojnë përgjegjësinë të tjerëve,” bën të ditur UNHCR. “Përveç mbrojtjes së njerëzve të detyruar të ikin nga lufta, persekutimi dhe abuzimet e të drejtave të njeriut, ish-kancelarja ishte forca shtytëse e përpjekjeve kolektive të Gjermanisë për t’i pranuar ata dhe për t’i ndihmuar ata të integrohen në shtëpitë e tyre të reja përmes programeve të arsimit dhe trajnimit, skemave të punësimit dhe integrimi i tregut të punës”, tha Zëdhënësi i UNHCR-së Matthew Saltmarsh.
Çmimi mban emrin e eksploruesit dhe humanitar norvegjez Fridtjof Nansen. Ai i jepet një individi, grupi ose organizate që ka shkuar përtej thirrjes së detyrës për të mbrojtur refugjatët.
Komiteti përzgjedhës i çmimeve ka nderuar gjithashtu katër fitues rajonalë. Ata janë një grup refugjatësh tërësisht vullnetarë të zjarrfikësve në Mauritania në Afrikën Perëndimore, një organizatë për mbështetjen e refugjatëve në Kosta Rika në kontinentin amerikan; organizata humanitare Meikse Myanmar që ndihmon personat e zhvendosur brenda vendit dhe një gjinekologe irakiane që ofron kujdes mjekësor dhe psikologjik për vajzat dhe gratë jezide në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut.
Çmimi Nansen do t’i jepet Merkelit dhe katër fituesve rajonalë në një ceremoni në Gjenevë më 10 tetor. Për Merkelin, çmimi mbart një shumë prej 150,000 dollarësh. Secili prej laureatëve rajonalë do të marrë 50,000 dollarë.
Klan News