Angela Merkel: Lufta në Ukrainë do të kishte filluar edhe më herët nëse…

Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel tha se ajo beson se lufta në Ukrainë do të kishte filluar më herët dhe “ndoshta do të kishte qenë më keq” nëse Kievi do të kishte nisur rrugën drejt anëtarësimit në NATO në vitin 2008.

“Ne do të kishim parë një konflikt ushtarak edhe më herët. Ishte absolutisht e qartë për mua se presidenti Putin nuk do të rrinte duarkryq dhe të shikonte anëtarësimin e Ukrainës në NATO. Dhe më pas, Ukraina si vend me siguri nuk do të ishte aq e përgatitur sa ishte në shkurt 2022”, tha ajo për BBC.

Në një intervistë të rrallë që kur u tërhoq nga politika tre vjet më parë, Merkel shprehu shqetësimin për kërcënimet e ripërtëritura të Putinit për të përdorur armë bërthamore.

“Ne duhet të bëjmë gjithçka që është e mundur për të parandaluar përdorimin e armëve bërthamore. Për fat të mirë, edhe Kina ka folur kohët e fundit për këtë. Nuk duhet të paralizohemi nga frika, por duhet të pranojmë se Rusia është më e madhja, ose pranë SHBA-së, një nga dy fuqitë bërthamore më të mëdha në botë. Potenciali është i tmerrshëm”, paralajmëroi ish-kancelarja gjermane.

Ajo shtoi gjatë mandatit të saj se u përpoq të frenonte sulmet ruse ndaj Ukrainës duke përdorur diplomaci dhe negociata, të cilat, “në fund dështuan”.

“Një epokë e re në marrëdhëniet e Evropës me Rusinë filloi për fat të keq pas pushtimit të plotë të Ukrainës”, theksoi kancelarja gjermane.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share