Anëtari i BTS fillon shërbimin e detyrueshëm ushtarak

Regjistrimi në ushtri ka ngjallur reagime tek politikanët

J-Hope, anëtar i grupit K-pop të njohur muzikor BTS, filloi shërbimin e tij të detyrueshëm ushtarak në Korenë e Jugut.

29 vjeçari është anëtari i dytë i nga grupi që i bashkohet ushtrisë.

Të gjithë burrat e aftë për punë në Korenë e Jugut nga mosha 18 deri në 28 vjeç duhet të shërbejnë në ushtri për 18 deri në 21 muaj.  Regjistrimi në ushtri  i anëtarëve të BTS ka tërhequr vëmendjen jo vetëm nga fansat, por edhe nga politikanët në Korenë e Jugut.

Disa ligjvënës hodhën idenë për t’i dhënë grupit të  njohur muzikor mundësinë për të mos e kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak për t’i lejuar ata të vazhdojnë të performojnë. Megjithatë, të gjithë anëtarët janë shprehur se planifikojnë të përfundojnë shërbimin në ushtri deri në vitin 2025.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share