Sekretari i përgjithshëm Guterres: Populli palestinez i është nënshtruar pushtimit mbytës për 56 vjet. Ministri Igli Hasani: Mbështesim një Palestinë demokratike dhe një Izrael të sigurtë
Shefi i OKB-së Antonio Guterres u shpreh “thellësisht i shqetësuar për shkeljet e qarta të ligjit ndërkombëtar humanitar nga Izraeli në Gaza. Akuzat e tij u lëshuan në një takim të posaçëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Guterres dënoi gjithashtu përdorimin e civilëve si “mburoja njerëzore” nga Hamasi dhe bombardimin e Gazës Jugore pas një urdhri evakuimi. Sekretari i përgjithshëm i tha Këshillit prej 15 anëtarësh se në këtë “çast vendimtar”, është jetike të zbatohen rregullat dhe ligjet e luftës, duke filluar me parimin themelor të respektimit dhe mbrojtjes së civilëve.
“Është e rëndësishme të pranohet gjithashtu se sulmet nga Hamasi nuk ndodhën në vakum. Populli palestinez i është nënshtruar pushtimit mbytës për 56 vjet.”
Pas kësaj deklarate diplomatët izraelitë u përgjigjën me. Ambasadori i Izraelit në OKB i bëri thirrje Guterres-it të japë dorëheqjen, ndërsa ministri i jashtëm i vendit e pyeti Guterres-in: “Në çfarë bote jetoni?”
Përveç gjendje humanitare, për të cilën ShBA-ja tha se palestinezët duhet të mbrohen, sekretari i Shtetit Antony Blinken e përdori fjalimin e tij për të paralajmëruar aktorët e tjerë të mos përfshihen në luftë. Ai tha se Uashingtoni nuk do luftë me Iranin.
“Ne jemi të gjithë të vendosur për të parandaluar përhapjen e këtij konflikti. Për këtë qëllim, u bëjmë thirrje të gjitha vendeve anëtare që t’i dërgojnë një mesazh të fortë të bashkuar çdo aktori shtetëror ose joshtetëror që po shqyrton hapjen e një fronti tjetër në këtë konflikt kundër Izraelit. Mos, mos i hidhni benzinë zjarrit.”
Për të frenuar përhapjen e konfliktit, presidenti Joe Biden bisedoi në telefon me Princin saudit të kurorës Muhamed bin Selman. Të dy pohuan rëndësinë e punës drejt një paqe të qëndrueshme midis izraelitëve dhe palestinezëve.
Klan News